Kamberi për mbështetjen për Luginën: Hap i rëndësishëm për identitetin
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur veprim të rëndësishëm ndarjen prej 580,000 euro nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës.
“Ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të identitetit kulturor dhe historik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Muzeu i Preshevës pritet të jetë jo vetëm një vend simbolik kujtese, por edhe një hapësirë edukimi e inspirimi për brezat e rinj”, ka shkruar ai në Facebook.
Qeveria në detyrë ka ndarë 580 mijë euro për ndërtimin e një shkolle të muzikës dhe muzeut në Preshevë. /Kosova.info/
