Majorka zgjedh Muriqin për prezantimin e fanellave të reja
Skuadra spanjolle Mallorca ka zbuluar tri uniformat e saj për sezonin 2025/26. Pasi uniformat e para dhe të dyta u zbuluan nga lojtarët e Mallorca-s, Rels B, Sergi Darder, Mateu Jaume dhe Antonio Sánchez, tani është radha e Vedat Muriqit të marrë përsipër fanellën e tretë.
Me ngjyrë kryesisht të zezë, kompleti paraqet një stampë të kuqe horizontale në formë sqepi në gjoks. Një kombinim ngjyrash unik dhe shumë karakteristik i Mallorkës.
Fanella u zbulua në det të hapur nga ‘pirati’ i ekipit, Muriqi, i cili kohët e fundit festoi rinovimin e tij me klubin deri në vitin 2029.
Tre uniformat e RCD Mallorca për sezonin 2025/26 do të publikohen pak para se skuadra të kthehet në fushë në Antonio Asensio Sports City.
