Ndërron jetë zjarrëfikësi që u aksidentua sot në krye të detyrës

Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës zjarrfikësi Kaqun Lima, shef i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, i cili u aksidentua sot rreth orës 15:30 në fshatin Mejë, ndërsa ishte në krye të detyrës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë.

I ndjeri ishte duke u trajtuar në QKUK, megjithatë humbi betejën me jetën pas lëndimeve të marra nga aksidenti.

Go to TOP