Williams s`kalon te Barcelona dhe mbetet te Athletic Club
Ylli i ri i Athletic Club, Nico Williams, ka vendosur të qëndrojë në klubin bask edhe për shumë vite të tjera. Ai ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2035, duke i dhënë fund thashethemeve për një kalim te Barcelona.
Kontrata e re përfshin edhe një klauzolë largimi prej rreth 80 milionë euro, shumë më e lartë se ajo që kishte më parë.
Williams është pjesë e klubit që nga viti 2013 dhe që prej debutimit me ekipin e parë në vitin 2021 ka luajtur 131 ndeshje në La Liga, duke shënuar gjashtëmbëdhjetë gola dhe edhe pesëmbëdhjetë të tjerë në gara të tjera. Ai luan në krah me vëllain e tij, Inaki Williams.
“Për mua më e rëndësishmja është të dëgjosh zemrën. Jam aty ku dua të jem, me njerëzit e mi: kjo është shtëpia ime”, ka thënë futbollisti, që tashmë është bërë edhe pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Spanjës, ku kishte ndihmuar të fitohej trofeu i Euro 2024.
