Lajçak: Zgjerimi nuk ndodh automatikisht, duhet punë
Ish-emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në një konferencë të ECFR-së ka folur për mënyrën se si procesi i zgjerimit të BE-së mund të nxisë sigurinë evropiane.
Ai ka theksuar se ky proces nuk mund të ndodhë automatikisht, porse kërkohet më shumë sesa një angazhim formal.
“Në konferencën e këtij viti të ECFR-së diskutuam rreth mënyrës se si zgjerimi mund të nxisë sigurinë evropiane. Theksova se zgjerimi nuk do të ndodhë automatikisht. Ai kërkon më shumë sesa një angazhim verbal, por punë të palodhur dhe vëmendje të vazhdueshme”, ka shkruar diplomati sllovak në platformën X. /Kosova.info/
At this year’s @ecfr #ACM25 , we spoke about how enlargement can foster European security. I stressed that enlargement will not happen automatically. It needs more than verbal commitment, but hard work and constant attention. pic.twitter.com/tdqxZ0fuH0
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 28, 2025
