​Shpërthime të dëgjuara në Teheran, zjarr kundërajror i aktivizuar

Shpërthime u dëgjuan në mengjes në Teheranin perëndimor, dhe zjarri kundërajror u aktivizua pak para fillimit të funeraleve shtetërore për 60 viktima të profilit të lartë të luftës me Izraelin.

Menjëherë pas kësaj, sirenat u dëgjuan në disa zona të Izraelit, ndërsa një raketë mbërriti nga Jemeni.

Sipas Iran International, shpërthime u dëgjuan në Eslamshahr, në Teheranin perëndimor, dhe u aktivizuan armë kundërajrore. Iran International citon postimet e dëshmitarëve okularë në mediat sociale. Zona Bidganeh në Teheranin perëndimor është shtëpia e një kompleksi ushtarak dhe një vendi raketash që u shënjestruan nga sulmet izraelite gjatë luftës 12-ditore, shtoi media iraniane, shkruan ANSA.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se zbuluan një lëshim rakete nga Jemeni që synonte Izraelin.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të kapur kërcënimin”, tha IDF në Telegram.

Sirenat u dëgjuan në zona të ndryshme të Izraelit dhe banorët u nxitën të ndiqnin protokollin e lëshuar nga Komanda e Brendshme.

Go to TOP