Asllani pas fitores ndaj River Plate-s: Ndeshja u kthye në betejë

Interi ka siguruar vendin e parë në Grupin E të Botërorit të Klubeve pasi mposhti 2-0 ekipin argjentinas të River Plate në stadiumin “Lumen Field”.

Një fitore e rëndësishme për skuadrën italiane, që po konfirmon formën e lartë në këtë turne.

Pas ndeshjes, për mediat foli mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, i cili është ndër lojtarët që ka përfituar më shumë me ardhjen e trajnerit Cristian Chivu.

“Objektivi ynë kryesor ishte që të mos pësonim gol. Dhe fakti që e mbyllëm ndeshjen me portën e paprekur tregon se ia dolëm. Ishte një sfidë e vështirë që u kthye në një betejë të vërtetë. Në fillim patëm disa vështirësi, por më pas gjithçka u stabilizua dhe e kontrolluam ndeshjen. Jemi të lumtur që avancojmë më tej,” deklaroi Asllani.

Interi vazhdon rrugëtimin në turne me ambicie të larta, ndërsa pritet të mësojë kundërshtarin në fazën e ardhshme të Botërorit të Klubeve.

Go to TOP