Interi zyrtarizon një tjetër blerje
Nicola Zalewski është një lojtar i Interit në të gjitha aspektet. Klubi “Nerazzurr” njofton se ka ushtruar të drejtën për të blerë lojtarin polak nga Roma. Mesfushori i lindur në vitin 2002, i cili mbërriti në Milano në merkaton e fundit të dimrit, bëri 17 paraqitje për “Nerazzurrët” sezonin e kaluar.
Dëshira e djalit të lindur në Tivoli për të qëndruar te “Nerazzurrët” është bërë realitet, ku ai ka qenë në gjendje të rikthehet me disa performanca të shkëlqyera pas një periudhe të vështirë te “Giallorossët”.
Zalewski, aktualisht i zënë me Kupën e Botës për Klube, tani premton të bëhet një element i besueshëm edhe për trajnerin e ri Cristian Chivu . Roma merr gjashtë milionë euro, ndërsa Zalewski nënshkruan një kontratë të re me Interin për 1.8 milionë euro në sezon.
