​Macron i bën thirrje Iranit të tregojë përmbajtje maksimale

Presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka bërë sot thirrje Iranit të tregojë përmbajtje maksimale pas sulmeve amerikane mbi objektet bërthamore të vendit.

Ai në rrjetin iks, tha se kishte biseduar me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, pas sulmeve, duke bërë thirrje për një kthim në diplomaci dhe që Teherani të angazhohet për të hequr dorë nga armët bërthamore.

“Nuk ka alternativë: kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë për të gjithë,” shkroi Macron.

Macron bëri thirrje gjithashtu për lirimin e shtetasve francezë, Cecile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët mbahen të burgosur me akuza për spiunazh në Iran qe nga maji 2022.


Go to TOP