​Kur flet Trump, bota duhet të dëgjojë

Sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth hapi konferencën për shtyp duke thënë se forcat amerikane “kryen një sulm preciz në mes të natës kundër tre objekteve bërthamore në Iran”.

Qëllimi ishte “të shkatërrohej ose të degradohej rëndë programi bërthamor i Iranit”.

“Ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe dërrmues. Ne e shkatërruam programin bërthamor iranian”, tha ai.

Hegseth vazhdon duke thënë se presidenti Donald Trump ka deklaruar për më shumë se një dekadë se “Irani nuk duhet të ketë një armë bërthamore”, dhe falë vendimit të mbrëmshëm, “ambiciet bërthamore të Iranit janë zhdukur”.

Ky operacion ishte “goditja përfundimtare” ndaj programit bërthamor të Teheranit, pohon Hegseth, dhe e përshkruan planin e presidentit Trump si “të guximshëm” dhe “të shkëlqyer”.

“Kur ky president flet, bota duhet të dëgjojë. Dhe ushtria amerikane – ne mund ta mbështesim atë. Ushtria më e fuqishme që bota ka njohur ndonjëherë – asnjë vend tjetër në planetin Tokë nuk mund ta kishte kryer operacionin që kryetari do të përshkruajë këtë mëngjes.”

Megjithatë, presidenti Trump “kërkon paqe”, vazhdoi Hegseth, duke shtuar se Irani “duhet ta zgjedhë atë rrugë”.

Sekretari i mbrojtjes përsëriti gjithashtu se Irani nuk duhet të hakmerret, siç theksoi presidenti mbrëmë.

“Çdo amerikan i përfshirë në këtë operacion veproi pa probleme dhe dua t’u jap mirënjohje edhe aleatëve tanë në Izrael”, shton ai.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë luftë, por më lejoni të jem i qartë – ne do të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri kur njerëzit tanë, partnerët tanë ose interesat tona kërcënohen.”

Ambiciet bërthamore të Iranit u “zhdukën” në sulmet amerikane

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, thotë se ambiciet bërthamore të Iranit “janë zhdukur” pas sulmeve ushtarake amerikane në objektet kryesore bërthamore të vendit.

“Urdhri që morëm nga komandanti ynë i përgjithshëm ishte i fokusuar, ishte i fuqishëm dhe ishte i qartë”, tha Hegseth në një konferencë për media sot në Pentagon.

“Ne shkatërruam programin bërthamor iranian, por ia vlen të përmendet se operacioni nuk kishte në shënjestër trupat iraniane ose popullin iranian. … Falë udhëheqjes së guximshme dhe vizionare të presidentit Trump dhe angazhimit të tij për paqe përmes forcës, ambiciet bërthamore të Iranit janë zhdukur,” ka shtuar ai.

Hegseth tha se Irani nuk mund të ketë program bërthamor.

Sulmet ndaj Iranit nuk kanë të bëjnë me ndryshimin e regjimit

Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka folur sot nëse Uashingtoni zyrtar ka për qëllim rrëzimin e regjimit aktual në Teheran.

Ai në një konferencë për media tha se sulmi ndaj centraleve bërthamore në Iran “nuk ishte dhe nuk ka qenë për ndryshimin e regjimit.”

“Presidenti autorizoi një operacion preciz për të neutralizuar kërcënimet ndaj interesave tona kombëtare të paraqitura nga programi bërthamor iranian dhe vetëmbrojtja kolektive e trupave tona dhe aleatit tonë, Izraelit,” ka thënë Hegseth.

Presidenti Donald Trump ka thënë më parë se SHBA-të e dinë se ku fshihet lideri suprem i Iranit dhe postoi në platformën e tij Truth Social këtë javë se forcat amerikane nuk do ta vrisnin atë “të paktën jo për momentin”.


Go to TOP