Papa: Ndalojeni tragjedinë e luftës para se të jetë tepër vonë
Sot më shumë se kurrë, njerëzimi bërtet dhe thërret paqen: është një britmë që kërkon përgjegjësi dhe arsye dhe nuk duhet të mbytet nga gjëmimi i armëve dhe fjalët retorike që nxisin konfliktin.
Kështu ka thënë sot Papa Leo XIV në Engjëll të Shenjtë.
“Ndalojeni tragjedinë e luftës përpara se të shndërrohet në një humnerë të pariparueshme”, tha ai. Sipas Leo XIV, “lufta nuk i zgjidh problemet, por përkundrazi i amplifikon ato dhe prodhon plagë të thella në historinë e popullit që kërkojnë breza për t’u shëruar”. “Le të heshtë diplomacia armët”, shtoi ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur disa objekte kryesore bërthamore iraniane të shtunën në mbrëmje, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Isfahan.
Presidenti amerikan Donald Trump pretendoi se vendet u “shkatërruan plotësisht” gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë dhe paralajmëroi se SHBA-të mund të ndërmarrin veprime kundër objektivave të tjerë nëse Irani nuk bën paqe.
