Irani është gati të shqyrtojë diplomacinë sapo të ndalen sulmet
Takimi midis ministrave të jashtëm evropianë dhe një delegacioni iranian në Gjenevë ka përfunduar.
Ministri i Jashtëm i Iranit ka folur gjithashtu pas bisedimeve në Gjenevë.
Abbas Araghchi u tha gazetarëve se Irani është gati të shqyrtojë përsëri diplomacinë sapo të ndalen sulmet dhe Izraeli të mbahet përgjegjës për atë që ka bërë.
Ai vazhdon duke thënë se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe se sulmet ndaj tij janë shkelje e ligjit ndërkombëtar, duke shtuar se Irani do të vazhdojë të “ushtrojë të drejtën e tij legjitime të vetëmbrojtjes”.
“E bëj të qartë si kristali se aftësitë mbrojtëse të Iranit janë të panegociueshme”, thotë ai.
Pas përfundimit të bisedimeve, nënkryetari i Komisionit Evropian thotë se përshkallëzimi rajonal “nuk i sjell dobi askujt” dhe kjo është arsyeja pse “duhet t’i mbajmë diskutimet të hapura”, shkruan BBC.
Kaja Kallas shton se të dyja palët ranë dakord të diskutojnë çështje bërthamore dhe “çështje më të gjera”.
Kurse, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, tha se “ne ishim të qartë, Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”.
