Mbahet turneu ndërkombëtar në ragbi
Këtë fundjavë, më 21 dhe 22 qershor, Prishtina do të jetë mikpritëse e turneut ndërkombëtar të ragbit “Rugby Europe 7s – Conference 2”, një ngjarje kjo që sjell në vendin tonë emocionet e një sporti në rritje siç është ragbi me shtatë lojtarë.
Në këtë turne, i cili mbahet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, përveç Kosovës, do të marrin pjesë edhe San Marino, Sllovakia, Sllovenia, Estonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Ky sport që është tashmë edhe disiplinë olimpike përfshin dy pjesë nga 7 minuta dhe të dyja ekipet kanë vetëm nga 7 lojtarë. Në ragbi të zakonshëm ekipet janë me nga 15 lojtarë që luajnë në dy pjesë nga 40 minuta.
Turneu do të zhvillohet, me ndeshje që luhen gjatë dy ditëve nga ora 10:00 deri në 19:00.
Evzi Hani, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Ragbit të Kosovës tha për RTK-në se si federatë dhe sport i ri, ragbi edhe më tej mbetet pak i njohur në Kosovë.
Synimi i kësaj federate sipas Hanit është masovizimi i këtij sporti, e që sipas tij promovon virtyte të shëndosha dhe shumë të nevojshme për një shoqëri.
Radiotelevizioni i Kosovës është sponsor medial i këtij eventi dhe do t’i transmetojë të gjitha ndeshjet drejtpërdrejt në RTK1 dhe RTK4.
Orari i ndeshjeve
E shtunë
Blloku 1
Sllovenia – Bosnja e Hercegovina (10:00)
Sllovakia – Mali i Zi (10:22)
San Marino – Estonia (10:44)
Blloku 2
Sllovakia – Sllovenia (12:44)
Mali i Zi – Estonia (13:06)
Kosova – San Marino (13:28)
Blloku 3
Estonia – Sllovenia (15:28)
Mali i Zi – San Marino (15:50)
Bosnja e Hercegovina – Kosova (16:12)
Blloku 4
Sllovenia – San Marino (18:12)
Bosnja e Hercegovina – Sllovakia (18:34)
Mali i Zi – Kosova (18:56)
E diel
Blloku 5
Estonia – Bosnja e Hercegovina (10:00)
Sllovenia – Mali i Zi (10:22)
Kosova – Sllovakia (10:44)
Blloku 6
San Marino – Bosnja e Hercegovina (12:44)
Sllovakia – Estonia (13:06)
Kosova – Sllovenia (13:28)
Blloku 7
Bosnja e Hercegovina – Mali i Zi (15:28)
Estonia – Kosova (15:40)
San Marino – Sllovakia (16:12)
