Arrestohet një grua nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Arrestohet një grua në Prizren nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas policisë, e dyshuara gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobive pasurore për vete apo për persona të tjerë.
“Rr. William Voker, Prizren / 19.06.2025 – 06:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se gjatë ushtrimit te detyrës zyrtare ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobive pasurore për vete apo për persona të tjerë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Polica tha se pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
