Për Rusinë ndryshimi i regjimit në Iran është i papranueshëm
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka theksuar se ndryshimi i detyruar i regjimit në Iran është i papranueshëm dhe se një vrasje e mundshme e udhëheqësit iranian, Ajatollah Ali Khamenei, do të “hapte kutinë e Pandorës”.
Peskovi ka deklaruar për “Sky News” se Rusia do të reagonte “shumë negativisht” në rast se Ayatollahu vritet. “Situata është skajshmërisht e tensionuar dhe paraqet rrezik jo vetëm për rajonin, por për të gjithë globin”.
“Kjo do të çojë në shfaqjen e atmosferës ekstremiste brenda Iranit dhe ata që flasin për vrasjen e Khameneit duhet ta kenë parasysh këtë. Ata do të hapin kutinë e Pandorës”, ka theksuar ai.
Peskov ka theksuar se mundësia e përfshirjes së vendeve të tjera në situatën midis dy vendeve do të krijonte një cikël tjetër konflikti në rajon dhe se kjo do të çonte gjithashtu në një përshkallëzim të tensioneve.
