Lëndohet këmbësorja në Prishtinë pas goditjes nga automjeti

Një këmbësore është lënduar, pasi është goditur nga një automjet në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:20 në rrugën ‘Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësore”, ka theksuar Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se këmbësorja menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, derisa me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit.

Go to TOP