Televizioni shtetëror iranian sulmohet nga Izraeli

Televizioni shtetëror i Iranit ka rënë pre e një sulmi nga Izraeli, duke e detyruar atë të ndërpresë transmetimin e drejtpërdrejtë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, studioja e lajmeve u mbulua nga tymi brenda pak sekondave dhe pjesë të tavanit filluan të bien pas goditjes që e la të tronditur edhe spikeren e lajmeve. Ajo u largua menjëherë.

“Të dashur qytetarë fisnikë të Iranit, kini kujdes se ajo që sapo dëgjuat është zëri i fuqisë që ka pushtuar tokën e atdheut tonë…” tha spikerja e televizionit shtetëror përpara goditjes, ndërsa në sfondin e studios dëgjoheshin thirrjet “Allahu Akbar”.

Një sulm i tillë ishte paralajmëruar nga Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se “zëdhënësi i propagandës dhe nxitjes iraniane është në rrugën e zhdukjes”. Më herët autoritetet izraelite bënë thirrje që banorët e Teheranit të largoheshin nga banesave përreth.

“Nëpër Teheran janë duke u goditur objektivat ushtarakë janë. Do të kemi të tjera detaje me zhvillimin e situatës,” tha një zëdhënës i kabinetit izraelit.

Mediet ndërkombëtare raportuan se televizioni shtetëror iranian iu rikthye transmetimeve të drejtpërdrejta pas ndërprerjes për disa minuta pas sulmit.

Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzohen me një ritëm të pandërprerë, me Iranin që po përgjigjet me një breshëri të re sulmesh me raketa kundër Izraelit, duke vrarë nëntë persona dhe duke dërguar rreth 300 të tjerë për ndihmë mjekësore mëngjesin e kësaj të hëne.


Go to TOP