KIK Boksi shkëlqen në Kupën Botërore në Hungari/ Tre medalje të siguruara dhe një finale përballë Serbisë!
Përfaqësuesja e KIK Boksit po shkruan histori në Kupën Botërore që po zhvillohet në Hungari! Deri më tani, djemtë tanë kanë siguruar tri medalje të çmuara:
Gent Hyseni ka fituar medaljen e argjendtë,
Ermal Ferati dhe Denis Halimi janë dekoruar me medalje të bronzta.
Por suksesi nuk ndalet këtu! Sot Gent Hyseni do të luftojë në një finale të zjarrtë kundër përfaqësuesit nga Serbia, një duel që pritet me emocion dhe krenari nga gjithë shqiptarët!
Mbështetje maksimale për Gentin dhe gjithë ekipin e KIK Boksit – jemi vetëm një hap larg një medaljeje të artë historike!/ Kosova.info



