Sekuestrohen armë dhe arrestohen pesë persona në Prizren

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm mbrëmë në qytetin e Prizrenit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore, me qëllim forcimin e rendit dhe sigurisë publike.

Policia ka njoftuar se gjatë këtij aksioni të planifikuar, janë kontrolluar disa lokale nate, ku si rezultat janë arrestuar pesë persona të dyshuar. Katër prej tyre janë kapur duke mbajtur mjete të mprehta (thika) në brez, ndërsa një tjetër posedonte armë zjarri.

Të gjitha armët dhe mjetet e sekuestruara do të përdoren si prova materiale në procedurën penale.

Sipas komunikatës,, të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Ata po hetohen për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e  përkushtuar në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. /Kosova.info/

Go to TOP