Gjuajti me armë nga dritarja, arrestohet një person në Prishtinë
Një person është arrestuar të shtunën mbrëma në Prishtinë. I njëjti kishte shtënë me armë zjarri nga dritarja e shtëpisë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Fehmiu” rreth orës 00:10.
“I dyshuari m/k dyshohet se nga dritarja e shtëpisë se tij ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore kanë siguruar edhe video incizim si dëshmi e të shtënave. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, ka njoftuar policia.
