ShBA Falënderon qeverinë edhe popullin e Kosovës për partneritet
E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka falënderuar Kosovën për bashkëpunimin në një çështje të rëndësishme për administratën amerikane.
“Faleminderit partnerit tonë Kosovë, vendi i parë në Evropë që ka shpallur pranimin e shtetasve të tretë të larguar nga Shtetet e Bashkuara. Sigurimi i kufirit amerikan është prioritet kyç i administratës Trump. E vlerësoj shumë si qeverinë, ashtu edhe popullin e Kosovës për këtë partneritet”, ka shkruar Prattipati në platformën X.
Ky veprim shihet si një dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në fushën e sigurisë dhe migracionit. /Kosova.info/
