Dyshohet për grabitje nën kërcënimin e armës në një dyqan në Prishtinë
Një rast grabitjeje ka ndodhur sot në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka grabitur një shumë parash nga një dyqan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës (elektroshok), ka grabitur një shumë parash. Aktualisht Policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
