Prestreshi për takimin Kurti-Hamza: Fillimi i një koalicioni të madh që zbeh kapitalizmin në Kosovë
Valon Prestreshi ka komentuar takimin e shumëpritur mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi duke e konsideruar atë si një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit institucional dhe ndërtimit të një koalicioni të madh në Republikën e Kosovës.
Sipas Prestreshit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës ndajnë një filozofi politike thuajse identike duke shtuar se “VV është derivat i PDK-së” dhe se një marrëveshje e madhe ndërmjet këtyre dy subjekteve është “e logjikshme, organike dhe lehtë e arritshme”.
“Marrëveshja e mundshme mes këtyre dy partive ekuivalente do ta shndërrojë Kosovën në një shtet social duke zbehur dukshëm kapitalizmin në vendin tonë,” thekson Prestreshi, që më herët ka qenë kritik ndaj qasjeve neoliberale në ekonomi dhe ka kërkuar politika më përfshirëse për shtresat e margjinalizuara.
Ai e quan këtë zhvillim një “recidivizëm në ekonomi” duke lënë të kuptohet se një kthim drejt një modeli më social është rikthimi i duhur në drejtim të barazisë ekonomike dhe drejtësisë sociale. /Kosova.info/
