Mbahet turneu memorial ”Dr. Fatmir Fazlija”
ë shtunën, më 14 qershor, në Skenderaj do të mbahet edicioni i 5-të i turneut memorial të Pingpongut për Veteranë “Dr. Fatmir Fazlija”.
Ngjarja do të zhvillohet në sallën e SHML “Anton Qetta”, dhe do të fillojë nga ora 10:00. Para fillimit të turneut, do të organizohen homazhe në dy pika të rëndësishme të qytetit: në ora 09:30 tek busti i Dëshmorit në oborrin e QKMF-së dhe në ora 09:45 pranë shtatores së Adem Jasharit.
Ceremonia zyrtare e hapjes do të mbahet në ora 10:15, ndërsa menjëherë pas saj do të fillojnë garat në kategoritë: 40–49 vjeç, 50–59 vjeç, 60–65 vjeç, 66–69 vjeç dhe 70+.
Nga ora 12:30 deri në 13:30, është planifikuar një drekë e përbashkët për të gjithë pjesëmarrësit në restorantin “Dibra”, pas së cilës do të vazhdojnë garat në fazën eliminatore.
Turneu do të përmbyllet me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e të gjitha kategorive në ora 16:00, ndërsa mbyllja zyrtare e aktivitetit është paraparë për ora 16:30. /Kosova.info/

