Ndalohet një person me substancë të dyshuar narkotike në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve gjatë një kontrolli të kryer mëngjesin e së dielës, rreth orës 09:20 në Fushë Kosovë.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në veturën e tij, tek i dyshuari, një mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gramë substancë e dyshuar narkotike si dhe një peshore elektrike, e cila dyshohet se është përdorur për matjen e sasisë së narkotikëve.

Gjithashtu bëhet e ditur se procedurat ligjore po vazhdojnë. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Go to TOP