Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Le të reflektojmë mbi dashurinë, sakrificën dhe solidaritetin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit duke përcjellë një mesazh për paqe, mirësi dhe reflektim shoqëror.
Në urimin e tij, Abdixhiku thekson rëndësinë e kësaj feste si ditë e sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit. Ai u bën thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë moment për të kujtuar vlerat më të larta njerëzore, përkushtimin ndaj Krijuesit dhe ndihmën ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.
“Me rastin e festës së Kurban Bajramit ju shpreh urimet më të përzemërta, për paqe, mirësi dhe gëzim në familjet tuaja,” shkruan Abdixhiku. “Në këtë festë ju uroj shëndet, lumturi dhe begati; me besim që harmonia dhe mbarësia të jenë gjithnjë udhërrëfyes në shoqërinë tonë.”
Ai përmbyll urimin me dëshirën që kjo ditë e shenjtë të sjellë begati dhe afrimitet më të madh mes njerëzve: “Me fat, Kurban Bajramin.” /Kosova.info/
