Kryeprokurori Besim Kelmendi uron Kurban Bajramin: Të forcojmë lidhjet njerëzore dhe drejtësinë në shoqëri

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka uruar qytetarët shqiptarë të besimit mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për reflektim, unitet dhe përkushtim ndaj drejtësisë dhe vlerave njerëzore.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, uroj nga zemra që kjo ditë e shenjtë t’iu sjellë Ju dhe familjeve tuaja paqe, lumturi dhe begati,” shkruan Kelmendi në urimin e tij.

Ai ka nënvizuar se angazhimi për drejtësi dhe respektim të të drejtave të njeriut është i palëkundur, si për individët ashtu edhe për institucionet.

“Kjo festë është një moment i veçantë që na fton të gjithëve të jemi të bashkuar dhe të forcojmë lidhjet tona njerëzore duke na ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, të barabartë dhe solidare,” thekson më tej Kelmendi.

Në përfundim, ai shpreh dëshirën që Kurban Bajrami të jetë një lartësim i mirëkuptimit dhe harmonisë ndërmjet njerëzve. /Kosova.info/


Go to TOP