Në Prizren u mbajt edicioni i 21-të i Bunarfest

Në qytetin e Prizrenit u mbajt edicioni i 21-të i “Bunarfest”, ku sportistët përjetuan emocionet e raftingut me gomë traktori apo kamioni.

Raftingu u zhvillua në lumin Lumbardhi, i cili buron nga shkëmbinjtë e shkrirë të maleve të Sharrit dhe e ndan qytetin e Prizrenit në dy pjesë, duke sjellë pamje të gjalla dhe shumëngjyrëshe.

Këtë vit, rreth 100 sportistë garuan në ujërat e ftohta të lumit Lumardhi, duke përdorur goma kamionësh dhe traktorësh për një garë të ashpër.

Gara filloi nga zona Sentral e Prizrenit dhe garuesit luftuan fort për të zënë vendin e parë në këtë sfidë që përfundoi në vijën e finishit të vendosur në urën prej guri në qendrën historike të Shatërvanit.

Përveç banorëve të Kosovës, garën e ndoqën edhe vizitorë nga qytete të ndryshme të Evropës dhe Ballkanit.

Në kuadër të festivalit, përveç garës së raftingut, u mbajtën edhe koncerte dhe aktivitete pastrimi përgjatë lumit Lumbardhi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Go to TOP