Garat botërore të pingpongut për të rinj nisin në Kosovë – emocione dhe sfidë në ditën e parë
Federata e Pingpongut e Kosovës ka hapur sot garat botërore për të rinj, një ngjarje madhore që do të zgjasë deri më 1 qershor dhe që do të pasohet menjëherë nga turneu prestigjioz WTT Feeder, i cili do të mbahet nga data 3 deri më 7 qershor.
Në ditën e parë të këtij eventi ndërkombëtar, sportistë të rinj nga vende të ndryshme janë përballur me sfida të shumta, duke shënuar fitore, përjetuar humbje dhe emocione të forta që e karakterizojnë shpirtin garues të pingpongut.
Sonte, programi i garave vazhdon me ndeshjet e fazës së 1/16-tës për kategorinë U17, ku pritet rivalitet i lartë dhe përballje emocionuese mes talenteve të reja të këtij sporti.
Federata e Pingpongut e Kosovës fton të gjithë dashamirët e sportit që të ndjekin videon e përgatitur dhe të bashkohen fizikisht apo virtualisht për të mbështetur të rinjtë tanë gjatë këtij eventi të jashtëzakonshëm. /Kosova.info/
