Plani “ROADPOL”, policia në aksion për kontrollin e mjeteve me dy rrota
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion treditor në kuadër të planit “ROADPOL”, me fokus kontrollin e mjeteve me dy rrota. Gjatë aksionit janë ngritur dhjetëra pika kontrolli, janë shqiptuar gjoba dhe janë konfiskuar mjete për shkelje të ndryshme.
Nga data 21 deri më 23 Maj 2025, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të zgjeruar kontrolli në kuadër të planit “ROADPOL” – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore, me fokus të veçantë kontrollin e mjeteve me dy rrota.
Policia njofton se gjatë kësaj periudhe, është shtuar prezenca dhe kontrolli policor në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku vëmendja ka qenë tek drejtuesit e motoçikletave dhe mjeteve të ngjashme
Me këtë rast, nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar:
453 pika kontrolli të mjeteve me dy (2) rrota
231 mjete me dy (2) rrota të kontrolluara
72 gjoba të shqiptuara për parregullsitë
37 mjete me dy (2) rrota të konfiskuara /Kosova.info/
