Kurti përkujton Nënën Pashke: Dhembja nuk shuhet pa drejtësi për viktimat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar me nderim Nënën Pashke, në përvjetorin e vdekjes së saj.

Në postimin e tij, Kurti tha se plagët e luftës nuk mund të shërohen pa zbardhjen e së vërtetës dhe pa drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.

Ai ka theksuar se shumë nëna ende presin me ankth për të marrë lajme për fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Po ashtu ai tha se krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi i kryer nga Serbia nuk mund të harrohen dhe nuk duhet të mbesin të pandëshkuara.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Nënën Pashke,” shtoi ai. /Kosova.info/

Go to TOP