Çitaku: PDK bën thirrje se Kosova është më e madhe sesa një emër i përveçëm
Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku është deklaruar para nisjes së seancës së 22-të konstituive.
Ajo theksoi se PDK-ja bën thirrje për zhbllokim të situatës pasi Kosova është më e madhe sesa një emër i përveçëm.
PDK ka qenë jashtëzakonisht korrekte dhe kemi ofruar rrugëdalje nga kjo gjendje e bllokadës që jemi futur, por ekskluzivisht falë kokëfortësisë së Albin Kurtit dhe ambicies së Albulena Haxhiut.
Edhe sot iu bëjëë ftesë se Kosova është më e madhe se çdo emër i përveçëm.
