Plagoset me armë zjarri një 19-vjeçar në Istog

Një 19-vjeçar dyshohet se është plagosur në orët e para të ditës së sotme në Istog.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. 

Gashi ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 02:20 dhe se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë. 

Ai fillimisht është dërguar në emergjencën e spitalit, më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Po, rreth 02:20, policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit që një person po trajtohet si pasojë e plagosjes. Ai tani gjendet jashtë rrezikut për jetë. Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe rasti fillimisht është cilësuar si ‘Mbajtje nën pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”, ka thënë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. 

Tutje Gashi ka theksuar se policia po heton të gjitha rrethanat e këtij rasti. 

Go to TOP