Inzaghi: Vështirë të fle një natë para finales së Champions League

Trajneri i Inter, Simone Inzaghi, ka thënë se do ta ketë vështirë të bëjë gjumë natën para finales së Champions League në Munich më 31 maj.

Kjo pasi Inter rrezikon ta përfundojë sezonin pa asnjë trofe, pavarësisht garës për tripletën: Serie A, UEFA Champions League dhe Coppa Italia.

“Kjo natë nuk do të jetë si të tjerat. Finalja e Champions League është ndeshja që çdo trajner dëshiron ta luajë, por që nuk i jepet të gjithëve”, ka thënë Inzaghi. “Nuk ia dola ta arrij si lojtar, por falë skuadrës sonë kemi arritur aty dy herë në tri sezone.”

Inter luftoi deri në fund në Serie A, por përfundoi i dyti, ndërsa u eliminua në gjysmëfinale të Coppa Italia nga rivali lokal, Milan. Kështu, Champions League mbetet shansi i vetëm për të fituar trofe këtë sezon.

Inzaghi ka shtuar se Lautaro Martinez do të jetë në dispozicion për finalen, ndërsa Benjamin Pavard dhe Piotr Zielinski mbeten në dyshim për shkak të lëndimeve.

Mes zërave për një ofertë nga Arabia Saudite, Inzaghi është shprehur se për të ardhmen e tij do të flasë vetëm pas finales së Champions League.

Go to TOP