Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë

Policia e Kosovës ka  theksuar se ka pranuar informatë për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë. 

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta menaxhuar situatën”, thuhet në njoftimin e policisë. /Kosova.info/

Go to TOP