KFOR-i dhe FSK largojnë një mjet të pashpërthyer në Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar se një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të mërkurën në Ferizaj, gjatë disa punimeve që po kryheshin nga një qytetar.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se një burrë kishte raportuar se derisa ishte duke kryer disa gërmime kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Pas raportimit të rastit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e kanë siguruar perimetrin.
Ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it dhe njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë tërheq mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes.
