`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur përkrahjen e tij për përfaqësuesen e Shqipërisë në `Eurovision 2025`, grupin Shkodra Elektronike, që këtë vit konkurron me këngën “Zjerm”.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen që të votojnë për Shqipërinë.

“Zjerm në Eurovision! Të dashur vëllezër e motra shqiptar kudo që jeni, votoni për Shkodrën Elektronike! Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit!”, ka shkruar Kurti, teksa ka bashkëngjitur dhe fotografi me sqarimin se si mund të votohet. /.Kosova.info/

Go to TOP