Peci: Deputetët që nuk po votojnë po konsumojnë shkelje kushtetuese

Bashkëkryetari i partisë “Guxo” Faton Peci që është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje konsideron se deputetët që nuk po marrin pjesë në votim në seancë po konsumojnë shkelje ligjore e kushtetuese.

“Pyetja që duhet t’i shtrohet secilit prej deputetëve, cili është roli dhe pse vijnë ata në një seancë ku nuk marrin pjesë në një votim dhe konsumojnë shkelje ligjore dhe kushtetuese. Ne jemi aktiv e proaktiv, korrekt e kreativ dhe në funksion të saj kemi ofruar disa zgjidhje e alternativa”, tha Peci para gazetarëve.

Peci tha se i kanë bërë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që Kosovës t’i japin institucione bazuar në rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit.

 “Ne i kemi bërë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që të ecim tutje e Kosovës t’i japim institucione bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deputetët duhe t’i thirrin arsyes duke u bazuar në një Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese ku është e precizuar qartë se deputetët që kanë fituar mandat kanë detyrim ligjor e kushtetues të marrin pjesë në proces të konstituimit”, tha ai.

Derisa LDK-ja refuzoi një ftesë të Kurtit për koalicion, Peci tha se duket që LDK-ja dëshiron partneritet vetëm ku ëhstë PDK-ja.

“PDK ja është treguar më fleksibile në kontekst të ofrimit rreth një tryeze ku diskutohet për dalje nga kriza, por në anën tjetër është cështje preferenciale në këtë rast të Kurtit e LVV-së, se kënd e sheh potencialisht partner. Por, sipas gjitha gjasave LDK dëshiron një partneritet vetëm ku është PDK-ja, por jo edhe partitë tjera.

Go to TOP