FSK zhvillon aftësitë për `luftë urbane` dhe terrene të minuara

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses “Kursin Bazik për Xhenier Luftarak”, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve në këtë fushë të rëndësishme ushtarake.

Sipas njoftimit të FSK-së, kursi është realizuar nga instruktorë nga Regjimenti i Xhenios i Gardës Kombëtare me mbështetjen e instruktorëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Komandës së Forcave Tokësore.

“Kursantët u trajnuan në shkathtësitë themelore në fushën e Xhenios Luftarake si: fortifikimet fushore, fortifikimet e objekteve në luftë urbane, kalimin e pengesave ujore, vendosjen dhe çarjen e pengesave me eksploziv, si dhe kalimin e fushave të minuara”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se qëllimi i këtij kursi ishte rritja  e kapaciteteve operacionale të kursantëve në fushëbetejë. /Kosova.info/

Go to TOP