Avdyli për letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut: Nëse mendojmë për qytetarët, marrëveshja është e mundshme

Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas letrës së hapur që Kryeministri Albin Kurti i drejtoi kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një marrëveshje të mundshme bashkëpunimi në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Avdyli tha se e vetmja rrugë që garanton përparim është vendosja e interesit të qytetarëve dhe të vendit përpara çdo interesi personal apo grupor.

“Nëse e vendosim interesin e qytetarëve dhe vendit para interesit e fatit personal apo grupor, marrëveshja nuk është e pamundshme. E sigurtë është që kur fiton Kosova, fitojmë të gjithë,” u shpreh Avdyli.

Ai paralajmëroi se alternativa e refuzimit dhe e bllokimit nuk sjell zgjidhje dhe është rrugë pa krye për të gjithë, pa dallim. /Kosova.info/


Go to TOP