Insistojnë në votimin e fshehtë, Murati: Opozita duhet ta ndryshojë mendimin e jo VV kandidaten!
Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëendosje ka bërë të ditur se ky subjekt, po insiston në votimin e fshehtë për kandidaten e tyre për Kryeparlamentare e cila sipas tij mbetet, Albulena Haxhiu.
E gjitha, anise në tentativat e mëparshme ka dështuar të marrë votat e shumicës, Murati u shpreh se është opozita ajo e cila duhet ta ndryshojë qëndrimin e saj.
