Dy të lënduar në një përleshje me thikë në Prishtinë

Një përleshje fizike në mes të disa personave është raportuar sot rreth orës 13:00, në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime nga thika.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

 “Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është  bërë e ditur se për pasojë  dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika)”, ka thënë Borovci.

 Ai ka sqaruar se policia ka ekzaminuar vendngjarjes ku ka identifikuar të dyshuarin i cili më pas është paraqitur në polici.

Sipas tij, në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.


Go to TOP