Ndalen dy të mitur, dyshohen për mbajtje në pronësi të armëve
Policia e Kosovës njofton se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, sot pas mesdite, ka ndaluar dy persona të mitur të dyshuar për posedim armësh dhe mjete të forta.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar dy persona të mitur me inicialet R.Xh. dhe N.H. Gjatë kontrollit, te i mituri R.Xh. është gjetur një armë zjarri, ndërsa te N.H. një shufër metalike” thuhet në njoftimin e PK-së.
Sipas njoftimit të dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj. Me urdhër të prokurorit të shtetit për të mitur, R.Xh. është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit, pas së cilës është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj N.H. është përpiluar një shënim zyrtar dhe edhe ai është liruar, me rastin që do të trajtohet në procedurë të rregullt.
