Pongpong: Zhvillohet Java e Katërt e Superligës

Të shtunën, më 26 prill, zhvillohet java e katërt e Superligës.

Te Superliga e femrave, ndeshja më interesante pritet të jetë ndërmjet Ahmet Hoxhës dhe Dritës, Prishtina udhëton në Junik, kurse Gjilani e pret Shpresën.

Në këtë xhiro pritet të ketë ndeshje të forta mes ekipeve të cilat garat po i zhvillojnë me sistemin vajtje – ardhje.

Te Superliga e meshkujve, ndeshja kryesore e javës do të zhvillohet në Prishtinë, me një ballafaqim në mes të Prishtinës dhe Lidhjes së Prizrenit. Në Prizren, takohen rivalët vendas, Shkolla dhe Liria, Vushtrria takohet me Pripingun, kurse Hasan Prishtina me Dardaninë. /Kosova.info/

Go to TOP