Bislimi takon Peter Sørensen në Prishtinë: Diskutim për zbatimin e marrëveshjeve dhe ecurinë e dialogut

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Ky ishte takimi i dytë mes tyre në Prishtinë, pas atij të mbajtur muajin e kaluar.

Biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik, e më tej u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sørensen për takimin e bisedën si dhe bashkëpunimin mes tyre. /Kosova.info/

Go to TOP