Më 27 prill nisin garat ekipore në Ligën e Parë dhe të Dytë të pingpongut në Kosovë
Të dielën, më 27 prill, Federata e Pingpongut e Kosovës nis garat ekipore në Ligën e Parë për femra dhe meshkuj, si dhe në Ligën e Dytë A, B dhe C.
Ndeshjet e Ligës së Parë për meshkuj dhe ato të Ligës së Dytë B do të zhvillohen në Ferizaj, në ambientet e SHFMU “Astrit Bytyqi”. Liga e Parë nis nga ora 10:00, ndërsa Liga e Dytë B do të fillojë nga ora 13:00.
Ndërkohë, në Pejë, në gjimnazin “Bedri Pejani”, do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Parë për femra dhe ato të Ligës së Dytë C. Garat e ekipeve të femrave do të nisin në ora 10:00, ndërsa ato të Ligës 2C nga ora 13:00.
Garat e Ligës së Dytë A do të mbahen në Bardh të Madh, po ashtu me fillim nga ora 10:00.
Ky organizim shënon vazhdimin e aktiviteteve të rregullta garuese të FPPK-së, me synim zhvillimin e mëtejshëm të sportit të pingpongut në të gjitha nivelet dhe regjionet e vendit. /Kosova.info/
