Osmani në Helsinki: Finlanda, gjithmonë krah Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, ku është pritur nga presidenti Alexander Stubb. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka falënderuar homologun e saj për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që Finlanda i ka dhënë Kosovës ndër vite.

“Faleminderit për mikpritjen dhe për miqësinë, President Stubb! Finlanda ka qenë gjithmonë krah Kosovës – në ditët më të vështira dhe në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike. Për këtë, jemi thellësisht mirënjohës”, shkruan Osmani.

Ajo tha se gjatë takimeve në Helsinki është diskutuar për mundësitë e reja të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Finlandës, në fusha si paqja, demokracia dhe promovimi i vlerave të përbashkëta që i lidhin qytetarët e të dy vendeve. /Kosova.info/


Go to TOP