Osmani: Parlamenti i Finlandës ka qenë gjithmonë në mbështetje të Kosovës
Parlamenti i Finlandës ka qenë gjithmonë një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të Kosovës, gjatë gjithë rrugëtimit të saj ndërkombëtar, kështu ka thënë Presidentja e vendit Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Helsinki, ku u takua me kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Jussi Halla-aho, si dhe me shumë deputetë të tjerë finlandezë.
Osmani në një postim në Facebook, ka thënë se ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e palëkundur dhe për rolin e tyre vendimtar në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Po ashtu ajo ka thënë se kanë diskutuar për hapa të rinj që do ta thellojnë partneritetin dhe do të forcojnë bashkëpunimin në fusha strategjike. /Kosova.info/
