A e voton AAK-ja, Limajn nëse propozohet për kryeparamentar?
“Sot i është përgjigj përfaqësuesja jonë ftesës së Deharit, Kadrijaja ka qenë. Deri tani u kemi përgjigj çdo ftese të kësaj natyre. Më vjen keq që nuk po ka mirëkuptim edhe nga VV-ja që me u gjet mënyra të kalojmë nga kjo situatë. Jemi të interesuar që të zgjidhjet kryetari dhe nënkryetari dhe të bëhet konstituimi”.
“Deri tani beteja politike nuk është zhvilluar për kryetarin e kuvendit, beteja fillon me konstituimin kuvendit. Qëndrimet tona i dini, jemi për qeverinë e opozitës. Jemi të interesuar për konstituim të kuvendit, të kalohet edhe kjo”.
“Nëse VV gjen zgjidhje tjetër ta shohim si do të ecim më tutje, do të ishte në interes të tyre të propozojnë kandidat unifikues dhe të kalojë ky bllokim”.
Haradinaj: Është në interesin e LVV-së ta prezantojë një kandidaturë unifikuese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij është e interesuar që të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.
“Më vjen keq që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) s’po ka mirëkuptim për kalimin e kësaj situate”, është shprehur ai në hollin e Kuvendit, pasi kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e mjaftueshme.
“Beteja politike nuk është zhvilluar asnjëherë për kryetar Kuvendi dhe për konstituim Kuvendi”, ka thënë Haradinaj.
“Qëndrimet tona sa i përket Qeverisë i dini, jemi për qeveri të opozitës”, ka shtuar ai.
Haradinaj ka thënë se “nëse LVV-ja gjen zgjidhje tjetër, të shohim si do të ec tutje”.
“Do të ishte në interesin e tyre ta prezantojnë një kandidaturë unifikuese, të kalojë ky bllokim”, ka deklaruar kreu i AAK-së.
Haradinaj ka thënë se përgjegjësia për dështimin e seancës për konstituimin e Kuvendit bie mbi LVV-në.
“Faji bie mbi atë që s’ka shumicë, apo që ka shumicë po s’ka vota”, është shprehur ai.
Haradinaj ka folur edhe për mundësinë e shpërbërjes së Kuvendit dhe shkuarjes drejt zgjedhjeve të reja, teksa ka thënë se “edhe për të shkuar në zgjedhje duhet dakordimi i opozitës”.
