Muharremi kritikon ministrat e Qeverisë Kurti: Jepni dorëheqje, nuk i keni pozitat me tapi

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj ministrave të Qeverisë së Kosovës, të cilët nuk po japin dorëheqje pas shpalljes së zgjedhjeve të reja. Në një postim publik, Muharremi u shpreh i habitur me qëndrimin e tyre duke e quajtur të palogjikshme vonesën në dorëheqje dhe zvarritjen institucionale që po shkaktohet.

“Qysh more nuk po jepni dorëheqje? Kjo është krejt normale. Aty i keni zëvendësat që vazhdojnë me punë derisa të formohet qeveria,” shkroi ai duke theksuar se është fjala për një proces të zakonshëm dhe institucional.

Ai përmendi shembuj konkretë: “Nuk është Albini, është Bislimi. Nuk është Albulena, po Vigani” duke aluduar në zëvendësit e tyre që mund të mbajnë detyrën deri në formimin e qeverisë së re.

Muharremi tha se askush nuk duhet të mbajë peng një vend për shkak të pozitës që ka: “Ato pozita nuk janë me tapi. Jepni dorëheqje menjëherë dhe vendosni zëvendësit e juaj aty, se ky është rregulli. Ju jeni përgjegjës për zvarritjen prej këtij momenti.”

Ky reagim vjen në një kohë kur diskutohet gjerësisht për dorëheqjet e mundshme në qeveri në prag të zgjedhjeve të reja duke nxitur debat në opinionin publik për mënyrën e menaxhimit të tranzicionit politik. /Kosova.info/

Go to TOP